PRISHTINE, 30 prill /ATSH/ -Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira të çrregullta dhe reshje shiu.
Kjo gjendje meteorologjike vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, njofton instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen ndërmjet 15-19°C. Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme, por dominues do të mbetet drejtimi i juglindjes dhe shpejtësia maksimale e erës parashihet të arrijë deri 16m/s. /KosovaPress//e.malaj/j.p/























