TIRANË, 29 prill/ATSH/- Besimtarët në Divjakë festuan sot Pashkën Ortodokse, ringjalljen e Krishtit.
Me rastin e kësaj feste, kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe deputeti i zonës njëkohësisht zëvendëskryeministri, Erion Braçe, bënë vizitat e rastit në kishat e zonës, si dhe shkëmbyen urime me besimtarët ortodoksë.
Kjo ditë shumë e rëndësishme edhe për mesazhin që përcjell jo vetëm tek besimtarët ortodoksë, por edhe tek të gjithë njerëzimi.
Kjo ditë simbolizon jo vetëm ringjalljen e Krishtit, por edhe ringjalljen e shpresës, ndjenjave pozitive, besimit në triumfin e të mirës mbi të keqen/k.s/e.caushi/























