Ballina Bota

MJEKËSI – Operohet duke i rënë… violinës!

TARANTO, 25 prill /ATSH-AA/ – Një violiniste 23-vjeçare është operuar në kokë, ndërkohë që i binte violinës.

Kjo ndodhi në spitalin e Tarantos, ku ajo u trajtua për një tumor të trurit.

Neurokirurgjia tashmë është një pikë referimi kombëtare për teknikën e “kirurgjisë së zgjuar”.

“Duket surreale, por një bisedë bëhet me pacientin duke shpjeguar se çfarë po bëhet, për ta qetësuar atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe për ta monitoruar situatën me kujdes”, thanë mjekët.

Metoda kirurgjikale e adoptuar nga ekipi, zbatuar me ndihmën e pajisjeve të gjeneratës së fundit, siç është neuronavigatori dhe monitorimi neurofiziologjik në dispozicion të departamentit, ka lejuar që tumori të hiqet, duke shmangur dëmtimin neurologjik, sidomos çrregullimet e të folurit./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis ndërtimi i hotelit me 5 yje në Rinas, Klosi: Nxitje turizmit elitar
Artikulli tjetërFOTO/ Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë të Gjirokastrës