Ballina Ekonomi

Peshkimi, përjashtimi nga taksa e karburantit rriti eksportet

TIRANË, 14 prill /ATSH/- Përjashtimi nga taksa e karburantit, prej vitit 2015, ka sjellë lehtësi dhe ka ulur kostot për sektorin e peshkimit në vendin tonë.

Aktorë të këtij sektori shprehen se, nafta pa taksa që merr flota e peshkimit ka ndihmuar në rritjen e sasisë së peshkut të kapur dhe eksporteve.

Vendimi i qeverisë për furnizimin e sektorit të  peshkimit me naftën pa akcizë i ka dhënë një ndihmesë të madhe peshkatarëve. Nafta merret që në fillim pa taksën e akcizës, qarkullimit dhe karbonit, ndërsa TVSH rimbursohet në bazë të faturave të peshkut.

Referuar shifrave zyrtare, sot Shqipëria eksporton peshk në vendet e BE-së po regjistron eksporte me dy shifra. Në vitin 2017 eksportet e peshkut u rritën me 35% dhe në vitin 2018 u rritën me 25%, ndërsa investimet në industrinë e peshkut llogaritet në 39 milionë euro ku janë të punësuar mbi 3 mijë njerëz.

Investimet që po ndërmerren në portet e peshkimit pritet  të rrisin kapacitetet ankoruese dhe të japin një dinamikë të re zhvillimit të këtij sektori. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Avokatja: Assange i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet suedeze
Artikulli tjetërITALI – Kritikat e Salvinit ndaj kryebashkiakes nxjerrin në pah tensionet brenda koalicionit qeverisës