Ballina Flash

Icardi drejt “Atletico Madrid”

TIRANË, 9 Prill /ATSH/ – Tek “Atletico Madridi” kanë nisur punën për përgatitjen e një skuadre të denjë sezonin e ardhshëm.

Morata ka siguruar vazhdimësinë e tij, por ka dyshime të mëdha sa i takon sulmit nga ana e drejtuesve. Klubi siguron se Griezmann u ka bërë me dije dëshirën e tij për të vijuar me “Atleticon” pavarësisht interesimit të “Barcelonës”.

Nga ana tjetër, kartoni i kuq i Diego Costas ndaj katalanëve ishte pika e fundit që derdhi gotën e durimit e, me sa duket, vetë ai është i gatshëm të dëgjojë oferta njësoj si ajo që erdhi në drejtim të tij, në dhjetor, nga Kina.

Simeone e ka të qartë që Mauro Icardi mund të jetë zëvendësuesi perfekt i njërit prej të dyve, Costas ose Griezmannit, duke përfituar dhe nga situata qe ka lojtari tek “Interi” dhe marrëdhënia e mirë që ekziston mes Simeones dhe klubit zikaltër.

Nëse nuk realizohet transferimi i Icardit vëmendja do të shkojë për Lorenzo Insignen e “Napolit” apo dhe për talentin Jovic të “Frankfurtit”.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Interi” zgjedh Antonio Conten
Artikulli tjetërZgjedhjet vendore/ KQZ regjistron dy parti politike si subjekt zgjedhor