TIRANË, 9 prill /ATSH/ – “Juventus” do të ndeshet nesër në Amsterdam përballë “Ajax-it” në kuadër të turit çerek final të Ligës së Kampionëve.
Bardhezinjtë janë zgjuar mëngjesin e të martës me një lajm “tronditës”, pasi kapiteni dhe mbrojtësi me rezultat i bardhezinjve, ka pësuar një dëmtim dhe është në dilemë për sfidën e të mërkurës në mbrëmje përballë holandezëve. Po ashtu nuk do jetë dhe mesfushori Emre Can, gjermani u dëmtua në përballjen me “Milanin” të shtunën e kaluar.
Ndërkohë, Ronaldo ja ka dal të rikuperojë dhe pritet që nesër në mëngjes, Allegri, trajneri i “Juventusit” të marri vendimet finale për formacionin e parë ndaj “Ajax”. /a.g/






















