Ballina Bota

BRUKSEL – Kina bën lëshime përpara samitit me BE-në

BRUKSEL, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Kina ka bërë lëshime serioze të minutës së fundit për disa nga kërkesat kryesore për tregtinë dhe investimet nga ana e Brukselit, theksuan burime europiane pranë bisedimeve të samitit në Bruksel mes palëve.

”Pekini ka pranuar kërkesat e BE për çështje të tilla si subvencionime industriale, marrëveshje investimesh dhe aksese në tregje”, theksuan burimet duke shtuar se një qasje e re dhe më e rreptë e BE ndaj Pekinit është duke sjellë frytet e saj.

Të dy palët po negociojnë dhe do të ketë një deklaratë të përbashkët mbi samitin.

Teksti, i dakordësuar në nivelin e negociatorëve, duhet të nënshkruhet më pas, edhe nga shtetet anëtare të BE-së./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – ”Jelekverdhët” emri i ri i partisë së ekstremit të djathtë
Artikulli tjetërFilmi ”Internimi” premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar në Arizona