Ballina Flash

Parashikimi i motit, 8 prill 2019

TIRANË, 8 prill/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës.

Në orët e mbrëmjes në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Dibër parashikohet që reshjet hera-herës të jenë me intensitet, deri të lartë në formën e shtrëngatave, me rrebeshe e shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 18 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-2.0 metra, më tepër në mbrëmje.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/18 re shi
Kukës 7/15 re shi rrufe
Lezhë 11/18 re shi
Dibër 7/15 re shi rrufe
Durrës 9/19 re shi
Tiranë 12/18 re shi
Elbasan 9/17 re shi rrufe
Berat 8/19 re shi rrufe
Vlorë 11/19 re shi rrufe
Korcë 4/13 re shi
Gjirokastër 6/17 re shi rrufe
Sarandë 11/19 re shi

 

 /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – May: Nuk kam zgjidhje tjetër përveçse t’u shtrij dorën laburistëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08.4.2019