Ballina Ekonomi

Emërohen anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Qeveria miratoi sot emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

Kryetar i këtij Komisioni do të jetë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Mimoza Dhëmbi, Etleva Haka anëtare, Mirjana Zisi, Ahmet Mançellari.

Po ashtu qeveria vendosi sot për propozimin Kuvendit për emërimin e Ketrin Topçiut anëtare të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

/gj.m//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet organizimi dhe funksionimi i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore
Artikulli tjetërSHBA – Trump përmend tri-katër data për takimin me Kim Jong Un