Ballina Flash

Xhaçka: FA-të mundësi e madhe për të rinjtë

TIRANË, 4 prill/ATSH/- “Bisedat me të rinjtë janë gjithmonë kënaqësi, sidomos kur interesi i tyre është i madh për të ditur më shumë rreth NATO-s dhe Forcave të Armatosura”, u shpreh sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja Xhaçka së bashku me të Ngarkuarën me Punë të Qeverisë së SHBA në Tiranë, Leyla Mosses – Ones zhvilluan një bashkëbisedim me gjimnazistë të shkollës “Aleks Buda” në Laprakë. “Forcat e Armatosura janë një mundësi e madhe për të ndryshuar jetën tënde dhe jetën e të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje. Sepse FA është një familje e madhe ku vështirësitë e sfidat përballohen përmes përkushtimit dhe dëshirës për vepra të mira”, u shpreh Xhaçka.

/m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Duam një transformim të thellë të demokracisë shqiptare
Artikulli tjetërUkshini viziton Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit