Ballina Bota

GJERMANI – Rritje e ndjeshme e inteligjencës artificiale në industri

HANOVER, 6 prill /ATSH-DPA/ – Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) po rritet ndjeshëm në industrinë gjermane, sipas një studimi të publikuar sot, ditën e hapjes së panairit industrial të Hanoverit.

“Rreth 12% e kompanive industriale janë duke përdorur IA-në”, sipas Achim Berg, president i “Bitkom”, shoqata e sektorit të informatikës në Gjermani.

Sipas këtij studimi të “Bitkom”, gjysma e kompanive po punojnë me pretendimin se makineritë që mësojnë të sjellin ndryshime drastike në praktikat aktuale të biznesit, me 47% që e shohin se do të ndikojë në rritjen e prodhimit.

Rreth 25% e makinerive në Gjermani janë të lidhura me internetin, ndërsa 10% e kompanive kanë më shumë se gjysmën e makinerive të lidhura në rrjet. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKruja, ansambli historik që të kthen pas në kohë, sot destinacioni më i madh turistik
Artikulli tjetërQytetari ankohet në platformë, përfiton trajtim financiar për të birin autik