TIRANË, 30 mars/ATSH/ – Vendi ynë ditën e sotme do të karakterizohet nga alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës dhe më pas nga kthjellime.
Sipas Shërbimit Meteorologjik në zonat luginore në orët e mëngjesit do të ketë mjegull.
Era do të fryjë nga Verilindja e Veriperëndimi me shpejtësi 2-12 m/sek, përgjatë vijës bregdetare shpejtësia e erës do të jetë 10-20 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.5 metra.
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/20 re diell
Kukës 7/17 re diell
Lezhë 12/21 re diell
Dibër 7/16 re diell
Durrës 12/21 diell
Tiranë 11/23 re diell
Elbasan 11/20 re diell
Berat 12/22 re diell
Vlorë 12/20 diell
Korçë 4/11 re diell
Gjirokastër 9/20 re diell
Sarandë 7/20 re diell
/k.s/r.e/





















