Ballina Flash

Transformohet qendra shëndetësore Derede në Krujë

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Falë programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin, banorët e Krujës marrim një shërbim cilësor në kushte bashkëkohore.

Qendra shëndetësore Derede në Krujë është transformuar plotësisht falë këtij investimi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo qendër shëndetësore, të cilat flasin vetë për ndryshimin tërësor. “Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër ftesë që ta bëni vetë dallimin, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Doktor Dashamir Kurti u shpreh se gjendja e ambulancës së vjetër ka qenë e dobët dhe me lagështirë, ndërsa me ndërhyrjet që janë bërë kushtet janë përmirësuar dukshëm si për stafin edhe për pacientët.

“Në këto 15 vite këto janë kushtet më të mira që kemi punuar”, tha infermierja e kësaj qendre, Rudina Merlika.

Edhe banorët e kësaj zone shprehen mjaft të kënaqur me ndryshimin drastik që ka ndodhur në ambientet e kësaj qendre shëndetësore.  /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – May: Lë detyrën për hir të një Brexit të rregullt
Artikulli tjetërLONDËR – Ngec Brexit, refuzohen propozimet e kryeministres May