Ballina Flash

Shkodër, policia finalizon operacionin “Step by step”

TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/ – Policia e Shtetit ka finalizuar sot pasdite operacionin “Step by step”, duke vënë në pranga tre të dyshuarit si bashkëpunëtorë të vrasjes së shtetasit N. P në qytetin verior të Shkodrës.

Policia e Shtetit në vijim të  për dokumentimin e plotë me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019, ka vënë në  pranga tre bashkëpunëtorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes si dhe shpalljen  në kërkim autori i dyshuar.

Gjatë operacionit, Policia ka bërë ndalimi për shtetasve: G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, bashkia Shkodër. K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Po ashtu, Policia shprehet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtës pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2020 – Shqipëria lë pas krizën, triumfon 3-0 ndaj Andorrës
Artikulli tjetërARKEOLOGJI – Zbulohet skeleti më i madh dhe më i vjetër i një tiranozauri