Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 26 mars 2019

TIRANE, 26 mars /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare, deri të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme në orët e paradites, fillimisht në pjesën veriperëndimore, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit me një intensitet të ulët.

Në Alpe parashikohen reshje të dobëta bore.

Mjegull e mjegullinë do të ketë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi me shpejtësi 2-12 m/sek, erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-20 m/s përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/19 re diell
Kukës 4/16 shi diell
Lezhë 6/20 re diell
Dibër 6/16 shi diell
Durrës 6/20 shi diell
Tiranë 8/19 shi diell
Elbasan 9/19 shi diell
Berat 5/20 shi diell
Vlorë 7/19 shi diell
Korçë 4/15 shi diell
Gjirokastër 4/19 shi diell
Sarandë 9/19 shi diell

 

/e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLejet e ndërtimit, Veliaj: Në përputhje me zhvillimin demografik, Basha ka dhënë 650 mijë m2 për ndërtim
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26.3.2019