Ballina Kosova

Kosovë/ Miratohet rezoluta për pezullimin e lojërave të fatit

TIRANË, 22 mars/ATSH/ – Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74 vota projektrezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve lejon qeverinë e Kosovës që të sjell ligjin në Kuvend, duke i ndaluar përfundimisht ato.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e tyre.

“Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare, propozoj këto ndryshme: pika e parë qeveria të nisë procedurat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrim të ligjit dhe qeveria brenda 30 ditëve të sjell në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”, tha ai.

KosovaPress/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruktohet Qendra Spitalore e Burgjeve, shërbime bashkëkohore për të dënuarit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Shpikja e fundit e një fermeri…një makinë e drejtuar nga një kalë