Ballina Aktualitet

Aleati i Bashës dorëzon formularin e dekriminalizimit për mandatin e deputetit

TIRANË, 21 mars/ATSH/ – Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleati i kryedemokratit Basha i cili renditet i 6-ti në listën e Partisë Demokratike në Vlorë, tashmë ka hedhur hapin e parë për të marrë mandatin e deputetit për qytetin e Vlorës.

Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i shtohen dhe dy deputetë të opozitës, Ambra Borova e cila vjen nga lista shumemërore të LSI-së në qarkun e Shkodrës, si dhe Arben Elezi nga lista e PD në qarkun e Elbasanit.

Që të dy këta deputetë kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit pranë KQZ, duke shprehur vullnetin për të marrë mandatin e deputetit pas djegies së tyre nga ana e ish-deputetëve të PD dhe LSI.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Macron: Në rast kundërshtimi do të kemi një Brexit pa marrëveshje
Artikulli tjetërKuvendi miratoi me 82 vota pro disa projektligje të rëndësishme