TIRANË, 21 mars/ATSH/ Rreth 200 pemë dekorative do të mbillen në të gjitha lagjet në qendër dhe periferi të qytetit të Kukësit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, në bashkinë e Kukësit ka nisur puna për mbjelljen e pemëve dekorative dhe zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.
Puna sot u përqendrua në të gjithë gjatësinë e rrugës nga Ujësjellësi deri tek Gjykata. Veç mbjelljes së pemëve, ditët në vijim, do të bëhet edhe pastrimi dhe mirëmbajtja e lulishteve, parkut dhe hapësirave të tjera publike në qytet.
Bashkia Kukës u bën apel qytetarëve për më shumë kujdes e përgjegjshmëri për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. /m.m/j.p/












