Ballina Aktualitet

Bello: Lista nuk janë prona të partive

TIRANE, 12 mars/ATSH/- Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello deklaroi sot se “legjitimiteti i vendimeve tona do të vazhdojë pasi Parlamenti është legjitim sikurse dhe qeveria është legjitime”.

Gjatë një interviste televizive, Bello deklaro ise “ne nuk na pengon dhe nuk do të na pengojë asgjë në kryerjen e të gjitha reformave dhe projektligjeve”.

Një ditë para seancës plenare, Belloi veçoi miratimin e dy projektligjeve të rëndësishme, siç është ai për nxitjen e punësimit si dhe ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për rehabilitimin e konvikteve universitare, faza e tretë.

“Kur ne jemi mandatuar, jemi votuar për shtet, punë dhe mirëqënie, dhe do të ishte shumë pozitive për klimën politike dhe qytetarët shqiptare dhe për atë që shpesh herë flasin në emër të qytetarëve shqiptarë, që edhe opozita të ishte pjesë e nxitjes së punësimit”, tha deputetja e PS.

Duke vënë në dukje se opozita nuk është votuar për t’iu larguar foltores së parlamentit dhe ku ajo do të kryente rolin e saj si opozitë, Bello shton se “të merresh me të ikurit është humbje kohe”.

Përsa i përket deputetëve të rinj, Bello thekson se “ata janë deputete të listave të tyre, të listës së Bashës dhe Kryemadhit. Lista s’janë prona dhe ata nuk mund ti trajtojnë si të tilla. Nëse të parët në lista ishin ata, kjo nuk do të thotë që të tjerët nuk kanë asnjë vlerë. Por ne nuk do të merremi me listat e tyre”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilm biografik për Nënë Terezën nga Bollywood
Artikulli tjetërAplikimi për lejekalimi, tashmë në çdo përfaqësi