TIRANË, 11 mars /ATSH – I. Vata/ – Alban Zeneli, kandidat nga lista e PD-së në Kukës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ka shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
Alban Zeneli ka qenë deputet në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 2013-së, por nuk e fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2017.
Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ do të thërrasë të gjithë kandidatët në listat e partive që u dorëhoqën nga Kuvendi, për të bërë zëvendësimin e deputetëve.
Kandidati nga listat shumëemërore, Alban Zeneli ka hedhur hapi e parë të pranimit të mandatit që është dorëzimi i formularit të vetëdeklarimit.
Më tej, KQZ u jep mandatin dhe deputetët bëjnë betimin në Kuvend, sipas ligjit. /j.p/























