Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11.3.2019

BRUKSEL (Belgjikë) – Pas dënimit të Mehdi Nemmouche për katër vrasje terroriste të kryera në 2014 në Muzeun hebre të kryeqytetit belg, Gjykata Penale jep vendimin për masën e dënimit.

BUKURESHT (Rumani) – Takim informal i ministrave të Çështjeve Europiane të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Financave të eurozonës.

MADRID (Spanjë) – Java e pestë e procesit gjyqësor të 12 liderëve katalanas për rolin e tyre në përpjekjen për shkëputje në tetor 2017.

UASHINGTON (SHBA) – Emisari amerikan për Korenë e Veriut, Stephen Biegun do të mbajë një fjalim gjatë një konference të think tank ‘’Carnegie’’.

FUKUSHIMA (Japoni) – Japonia përkujton tërmetin dhe cunamin që shkatërroi lindjen e vendit në 2011, duke regjistruar katastrofën më të rëndë bërthamore që nga koha e Çernobilit./ v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë, 11 mars 2019
Artikulli tjetërROMË – Italia nënshkruan me Kinën një protokoll të bashkëpunimit tregtar