Ballina Flash

Festa e 8 Marsit, Gjonaj: Respekt për punonjëset e IEVP-ve

TIRANË, 8 mars/ATSH/ – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e kaloi pranë punonjëseve të IEVP-ve të vendit.

Duke përmendur përkushtimin dhe profesionalizmin e shfaqur nga ana e punonjësve të Policisë së Burgjeve, Gjonaj u shpreh se “j’ua kushtova këtë ditë të gjitha atyre grave të cilat çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm kryejnë një detyrë fisnike”.

Punonjëset e Policisë së Burgjeve të ardhura nga çdo cep i vendit, kaluan një ditë ndryshe jashtë uniformës dhe përditshmërisë.

“Respekt dhe mbështetje për ato gra në sakrificën e përditshme për kryerjen e detyrës së tyre fisnike”, tha ministrja./m.m/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXHAKARTË – Shpërthen sërish vullkani më aktiv në Indonezi
Artikulli tjetërProtestat, Basha: Kjo nuk është një lëvizje për pushtet