Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06.3.2019

VJENË (Austri) – Këshilli i guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për energjinë atomike (AIEA).

BRUKSEL (Belgjikë) – Fillimi i fushatës europiane të të Gjelbërve me dy kryesusesit e listës Ska Keller dhe Bas Eickhout.

LONDËR (Britani e Madhe) – Sekretari i Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare, Liam Fox u drejtohet deputetëve për Brexit.

GjENEVË (Zvicër) – Fjalim i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi situatën në botë.

LONDËR (Britani e Madhe) – Pyetje drejtuar kryeministres britanike.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë shtypi e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic.

ANKARA (Turqi) – Vendim i Bankës Qendrore mbi normat e interesit.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Vizitë dyditore e kryeministrit rus, Dimitri Medvedev.

BERLIN (Gjermani) – ITB, panairi ndërkombëtar i Turizmit të Berlinit.

VANKUVER (Kanada) – Seancë dëgjimore për të përcaktuar datën e audiencës së parë të ekstradimit për kryefinancieren e gjigantit kinez, Huawei Meng Wanzhou. / /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 6 mars 2019
Artikulli tjetërProtestat, sipërmarrësi italian: Vazhdojmë të qetë punën. Shqipëria ku ia vlen të investosh