TIRANË, 4 mars /ATSH/- Zyra e re e shëbimeve të transportit rrugor në Çorovodë, duke filluar nga sot, 4 mars, eliminon 96 km rrugë ose 3 orë rrugë vajtje- ardhje, për 1832 zotërues mjetesh, të cilët deri dje i merrnin shërbimet e transportit rrugor në Berat.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) bën të ditur se, kjo zyrë e re ofron pranë qytetarëve 8 procedura dhe 14 656 shërbime në vit, nga sektori i transportit.
“Në këtë formë lehtësojmë dhe kursejmë kohë për 1832 zotërues mjetesh që kanë nevojë të marrin shërbimet: aplikim dhe rinovim i lejedrejtimit; aplikim dhe rinovim i Dëshmisë dhe Certifikatës Profesionale; Dokumenti i lejedrejtimit dhe CAP; lejedrejtimi ndërkombëtar dhe lejeqarkullimi ndërkombëtar; certificatë të pronësisë së mjetit; lejedrejtimi të përkohëshme dhe lejeqarkullimi të përkohshme; pagesa e taskës së mjetit; transferim i dosjve të drejtuesit të mjetit dhe i dosjve të mjetit.” bën të ditur MIE.
Dikasteri i Tasnsportit dhe Energjisë, thekson se, në prioritet të punës është krijimi i më shumë lehtësirave dhe akses në shërbime për gjithë qytetarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se, së shpejti edhe Kavaja, Pogradeci, Gramshi, Lezha, Kruja e Bulqiza do të përfshihen në krijimin e më shumë lehtësirave për shërbimet ndaj qytetarëve. e.xh/j.p/






















