Ballina Flash

Shkodër, nis rikonstruksioni i rrugës Rragam-Sheldi

TIRANË, 2 mars /ATSH/ – Me një investim të bashkisë së Shkodrës ka nisur rikonstruksioni i rrugës Rragam- Sheldi në njësinë administrative Guri i Zi si një nga rrugët që ka pasur nevojë për rikonstruksion dhe që i shërben një zone ndër më të varfrat e bashkisë së Shkodrës.

Ndëryrja konsiston jo vetëm në rikonstruksionin e rrugës dhe shtrimin me asfalt, por edhe kullimin e tokave dhe mbrojtjen e tyre nga gërryerja. Punimet janë inspektuar nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila është shprehur e kënaqur me ecurinë e deri tanishme.

Zona e Rragamit, Sheldisë por edhe Guri i Zi në tërësi, kultivon me shumicë duhanin. Kryebashkiakja Ademi ka thënë se po bën të gjitha përpjekjet që prodhimi i duhanit në këtë zonë, pavarësisht kuadrit ligjor në fuqi, të konsiderohet artizanat dhe jo industrial për të krijuar hapësirë tregtimi në Shkodër.

Banorët që kanë shoqëruar kryetaren e bashkisë, janë shprehur të kënaqur me investimin, i cili ndikon jo vetëm në lëvizjen e tyre drejt qendrës së Gurit të Zi, Shkodër e anasjelltas, por edhe të produkteve të zonës. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIdrizaj i “Partizanit” mbyll sezonin, ka thyer kupën e gjurit
Artikulli tjetërVolejboll femra, “Mirdita” sfidon “Partizanin” në finalen e së dielës