Ballina Flash

FOTO/ “Krijo oksigjenin tënd”, bashkia e Poliçanit i bashkohet nismës

TIRANË, 1 mars/ATSH/-  Nismës së pyllëzimit #krijoO2tënd, të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i është bashkuar edhe bashkia e Poliçanit.

Sektori i Pyjeve në bashki në bashkëpunim me fëmijët e shkollave të mesme Poliçan dhe Mbarkull mbollën pemë për një mjedis më të bukur dhe jetë më të shëndetshme.

Aksioni për mbjelljen e fidanëve të tjerë do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Shqipëria si destinacion turistik gjithashtu po shndërrohet dhe në një destinacion të pastër, ku ruajtja e mjedisit është një faktor kyç për mikpritjen e turistëve në një Shqipëri të bukur.

Nxënës, studentë, punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po mbjellin mijëra pemë dhe dru frutorë nga Veriu në Jug. /k.s/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë-Zvicër, nënshkruhet protokolli për lehtësira në qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave
Artikulli tjetërSEUL – Moon: Bashkimi korean do të jetë një komunitet për paqe dho zhvillim ekonomik