TIRANË, 2 mars /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë vendin.
Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet në mesditë në veri e jug.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1,5 metra.
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 3/17 re shi i dobët diell |
| Kukës | 0/16 re diell |
| Lezhë | 1/19 re shi i dobët diell |
| Dibër | 0/13 re diell |
| Durrës | 4/21 re shi i dobët diell |
| Tiranë | 3/20 re diell |
| Elbasan | 3/20 re diell |
| Berat | 0/20 re diell |
| Vlorë | 6/21 re diell |
| Korçë | 1/14 re shi i dobët diell |
| Gjirokastër | -1/19 re shi i dobët diell |
| Sarandë | 6/21 re diell |
/e.malaj/ /a.g/






















