TIRANË, 1 mars /ATSH/ – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në fjalën e tij në panelin e Samiti të Dytë të Diasporës, “Vota si e drejtë – Politika e re shtetërore për Diasporën”, shpjegoi politikat e reja që ka ndjekur qeveria shqiptare për Diasporën si dhe institucionet që janë ngritur sa i përket Diasporës.
“Qendra e botimit të Diasporës ka filluar punën nga janari”, – tha Majko.
Ndërsa, theksoi ministri i Shtetit për Diasporën, “Fondi i Zhvillimit të Diasporës është institucion publik jo administrativ. Është përcaktuar të jetë jo administrativ pikërisht sepse do të merret me programet dhe donatorët dhe ka filluar punën me Bashkimin Europian dhe Bankën Botërore”.
Deri para një viti, theksoi Majko, “nuk ekzistonte asnjë fondacion për Diasporën, sepse nuk kishim strategji. Ndërsa tashmë kemi një strategji të qartë”.
/gj.mima/












