Ballina Bota

AS – Riadi mbështet reduktimin e naftës në treg

RIAD, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri saudit i Energjisë deklaroi sot se ishte në favor të një zgjatje të reduktimit të naftës në gjashtëmujorin e dytë të 2019 pavarësisht kërkesave të presidentit amerikan, Donald Trump për të mbajtur çmimet e ulëta.

Në janar, vendet antëare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhues të tjerë të mëdhenj të naftës filluan të aplikojnë një marrëveshje të re prej gjashtë muajsh për të reduktuar prodhimin me 1,2 milionë fuçi në ditë për të stabilizaur çmimet.

Kjo marrëveshje ka kontribuar në rritjen e çmimeve, por jo mjaftueshëm sipas disa anëtarëve të OPEC.

“Ne mbetemi fleksibël. Unë jam për një zgjatje të reduktimit në gjashtëmujorin e dytë”, deklaroi Khalid al Falih, ministri saudit i Energjisë, eksportuesi i parë në botë i naftës bruto.

Këto komente kanë ardhur vetëm dy ditë pasi Trump kishte kritikuar OPEC për rritjen e çmimit të naftës bruto. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1 milion turistë vizituan parqet ekologjike dhe kalatë në Shqipëri
Artikulli tjetërCakaj-Xhaferi: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO