TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra mbetet në fokus të punës së bashkisë së Lushnjës, jo vetëm në qytet por edhe në çdo njësi administrative.
Aktualisht, bashkia Lushnjë është duke vazhduar punën për sistemimin, gjelbërimin dhe ndriçimin e lulishtes në Njësinë Administrative Dushk, sipërfaqja e së cilës është 3000 m2.
Ky investim do t’i shërbejë rreth 4500 banorëve, duke rritur ndjeshëm hapësirat e gjelbra në komunitet.
Në fund të vitit të kaluar, u prezantua dokumenti strategjik i pyjeve, i cili synon shtimin me 20% më shumë të volumit të përgjithshëm të fondit pyjor në Shqipëri.
Programi “Clean&Green 20/20”, “Krijo oksigjenin tënd”, “Mbill 5 pemë”, si edhe afrimi i shkollave me zonat e mbrojtura janë vetëm disa nga nismat që synojnë që brenda 2020-s Shqipëria të ketë 20 milionë e 200 mijë pemë më shumë. /m.m/j.p/























