Ballina Bota

KLIMË – Londra me e nxehtë se Ibiza

LONDËR, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Temperatura rekord për dimrin britanik sot në Britani të Madhe, ku në veçanti Londra regjistroi ditën e dytë radhazi të temperaturave të larta të pashembullta që kur ekzistojnë regjistrimet e “Met Office”, zyra meteorologjike kombëtare.

Niveli më i lartë u regjistrua në Kew Gardens, kopështi gjigant botanik i kryeqytetit në bregun jugor të Tamizit, ku në mesditë termometri arriti 21,2 gradë Celsius, më nxehtë se sa në Iniza, thekson BBC-ja, duke kujtuar se rekordi i mëparshëm është regjistruar në vitin 1998, 21 vite më parë.

Një rekord temperature të lartë u regjistrua gjatë muajit shkurt edhe në veri ishullit, ku në Skoci arriti në 18 gradë Celsius duke kaluar nivelin historik prej 17,9 gradë që ishte regjistruar 120 vite më parë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU përsërit 16 shkurti, PD dhe LSI në proces vetëshkatërrimi
Artikulli tjetërBashkia Belsh, investime në pastrimin e 700 m kanale kulluese