TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Më tepër vëmendje ndaj komunitetit rom në Pogradec premtoi sot kryetari i bashkisë, Eduard Kapri gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit rom.
Një klasë nga shkolla “Amaro Tan” vizituan sot ambientet e bashkisë si dhe u njohën edhe me mënyrën sesi funksionon qeverisja lokale.
Ata i drejtuan kreut të bashkisë disa kërkesa specifike, si dhe i paraqitën atij vizionin se si e konceptonin ata institucionin e bashkisë.
Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian mbetet në fokus të punës së bashkisë së Pogradecit dhe një ndër prioritetet kryesore në platformën e saj sociale. /m.m/ /a.g/












