Ballina Bota

BM – Corbyn: Tjetër referendum nëse nuk ka marrëveshje

LONDËR, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Në Komisionin e BE-së kemi pasur një sërë diskutimesh të sinqerta dhe informuese, pasi rreziku i një Brexit-i pa marrëveshje është shumë serioz dhe i pranishëm, tha lideri britanik i laburistëve, Jeremy Corbyn, pas takimit të tij në Bruksel me kryenegociatorin e BE, Michel Barnier.

”Për mundësinë e një referendumi të dytë ne do të bëjmë një mocion në parlament, siç e kemi bërë tashmë, dhe që është refuzuar, por qartë pjesë e axhendës së Partisë Laburiste”, shtoi Corbyn, i cili tha se ishte në favor të një bashkimit doganor me BE.

“Ne besojmë fuqishëm se ky propozim është i besueshëm dhe takimet tona sot kanë konfirmuar se mund të negociohet. Problemi është se kryeministrja May nuk dëshiron një marrëveshje në tavolinë’’, shtoi Corbyn./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Sateliti i sapozbuluar i Neptunit mund të jetë shkëputur nga një satelit tjetër
Artikulli tjetërIRLANDË – Ndërpriten fluturimet pas alarmit për dron