Ballina Bota

VENEZUELË – AI: Maduro ka urdhëruar ekzekutime

KARAKAS, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Amnesty International akuzon forcat ushtarake të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro për “ekzekutime jashtëgjyqësore, arrestime arbitrare dhe përdorim të tepruar të forcës në një përshkallëzim të politikës së tij të represionit” të përqendruar në “zonat popullore” që i janë bashkuar protestave të opozitës.

”Gjatë muajit janar, në vetëm pesë ditë protesta, kanë humbur jetën 41 persona dhe mbi 900 të tjerë janë arrestuar”, thotë Amnesty International./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa fiskale, mbi 4 mijë tatimpagues informohen në terren
Artikulli tjetërSiguria rrugore, aksidentet ranë me 22,4% në janar