Ballina Ekonomi

Shërbimet postare, edhe në zyrat ADISA

Shërbimet postare ofrohen pranë zyrave të ADISA
TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ – Posta Shqiptare dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e të gjitha shërbimeve të Postës Shqiptare, pranë zyrave rajonale/vendore të ADISA, duke ofruar tashmë një One Stop Shop të vërtetë për qytetarët.
Administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj u shpreh se ky ONE STOP SHOP do të
krijojë lehtësira të natyrës ekonomike dhe kohore për qytetarët, të cilët aplikojnë për marrjen e shërbimeve pranë zyrave të ADISA.
Duraj theksoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të shtrihet në të gjitha zyrat e ADISA, në të gjithë Shqipërinë, në një periudhë afatshkurtër.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Lorin
Ymeri, shprehu falenderime për Postën Shqiptare, për gatishmërinë e treguar dhe vazhdimësinë e bashkëpunimeve në interes të qytetarëve.
Gjithashtu, Ymeri theksoi faktin që kjo marrëveshje do të jetë një mundësi e mirë për lehtësimin e procedurave të shërbimeve që ofrohen nga ADISA dhe Posta Shqiptare.
Posta Shqiptare është kompania e vetme shtetërore, që operon në tregun e shërbimeve
postare dhe financiare e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh për qytetarët, me tarifa
konkurruese.
Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) është agjencia e cila është
përgjegjëse për administrimin e sporteleve të administratës shtetërore dhe ofrimit të
shërbimeve publike sipas parimit të ndarjes së zyrave pritëse nga zyrat përgjegjëse për
shërbimin. /e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier, rreth 2 mijë inspektime për garantimin e shëndetit publik
Artikulli tjetërKryetari i Kuvendit Ruçi, priti sot ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Johann Sattler