Ballina Ekonomi

Mbikalimi në “Rrugën e Kombit”, IKMT aksion për shembjen e ndërtesave

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar sot një ndërhyrje për shembjen e objekteve në afërsi të Kukësit në “Rrugën e Kombit”.

Sipas IKMT-së ishin planifikuar për të prishur pesë objekte me madhësi dhe shërbime të ndryshme, në kuadër të ndërtimit të një mbikalimi në këtë pjesë të rrugës.

Nga këto, IKMT ka prishur tre objekte, ndërkohë që dy të tjera janë prishur vullnetarisht nga poseduesit.

Ndërtimi i një mbikalimi në “Rrugën e Kombit” është i domosdoshëm për banorët e fshatrave, pasi traseja e rrugës kalon përmes fshatrave, duke ndarë edhe kullotat, ujërat, tokat e çdo gjë tjetër./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjermania vëmendje të veçantë për perspektivën europiane të Shqipërisë
Artikulli tjetërSHËNDETËSI – Cigarja rrezikon tashmë edhe shikimin