TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ – Të gjitha nënat të cilat do të sjellin foshnjet e tyre në jetë, do të përfitojnë çekun e bebes, i cili është tetëfishuar për fëmijën e parë duke shkuar në 40 mijë lekë.
Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “Bashkia që duam” në Vlorë, u ndal edhe te bonusi i bebeve.
“Pyetini edhe çiftet e reja sa ishte bonusi për bebet, është tetëfishuar për fëmijën e parë, është 16 fishuar për të dytin, dhe 24 fishuar për të tretin”, – theksoi Kryeministri.
/e.caushi/ /a.g/












