Ballina Flash

Parashikimi i motit, 16 shkurt 2019

TIRANE, 16 shkurt/ATSH//- Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet që mjegulla e mjegullina, do të bëhen të pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore për shkak të temperaturave në vlerat negative.

Era do të fryjë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 1-10m /sek. Përkohësisht në vijën bregdetare, era do të fitojë shpejtësi deri 18 m/sek duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 1/ 16 diell
Kukës 1/7 diell pak re
Lezhë 3/ 13 diell
Dibër -3/7 diell pak re
Durrës 2/ 13diell
Tiranë 3/ 16 diell
Elbasan 1/13 diell
Berat -2/17 diell
Vlorë 3/ 14diell
Korcë -3/5  diell pak re
Gjirokastër 0/16 diell
Sarandë 1/16 diell

 

      /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Huawei” merr përgjigje nga organi mbikëqyrës kibernetik i Republikës Çeke
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16.02.2019