TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – Banorët e lagjes “16 Prilli”, në Fier kanë tashmë një bllok pallatesh të transformuar tërësisht.
Prej disa ditësh Ndërmarrja e Punëve Publike në bashkinë e Fierit, ka filluar punën për rehabilitimin e hapësirës mes pallateve në këtë lagje.
Bashkia e Fierit bën të ditur se “ditën e sotme ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugëve midis pallateve, ndërsa është zëvendësuar edhe ndriçimi”.
Bashkia e Fierit po punon me intensitet për rikonstruksionin e rrugëve të qytetit, por edhe të atyre rurale. /k.s/e.caushi/























