Ballina Bota

RUMANI – Pothuajse 100 të vdekur nga epidemia e gripit

BUKURESHT, 9 shkurt /ATSH-AGERPRES/ – Qendra Kombëtare rumune për Monitorimin e Sëmundjeve të Transmetueshme, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, njoftoi sot se numri i të vdekurve nga epidemia e gripit kishte arritur në të paktën 98.

”Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga gripi i këtij sezoni ka arritur në 98”, tha një zëdhënës i kësaj qendre.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e viktimave kishin qenë të pavaksinuar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQato inspekton punimet në bypass-in e Vlorës
Artikulli tjetërPunësimi i ekselentëve në administratë, Koçiu: Interes i lartë aplikimesh, kriteret që duhen plotësuar