TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ – Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas ngjarjes në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku një 38-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka ndërruar jetë.
ISHP në njoftimin e saj bën me dije se 38-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një pneumonie të rëndë dhe se nuk bëhet fjalë për virusin e gripit.
/e.caushi/





















