Ballina Flash

Dua Lipa nominohet për herë të parë në Grammy

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ – Mbrëmjen e së dielës zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy. Këngëtarja Dua Lipa ka zbuluar lajmin fantastik.

Ajo do debutojë në mbrëmjen gala me performancën e saj dhe do dhurojë spektakël në skenën gjigante.

Në skenë do t’i bashkohet këngëtarja St. Vincent për një performancë unike.

Dua është nominuar për herë të parë në Grammy. Ajo mori dy nominime në kategorinë “Best New Artist” dhe në “Best Dance Recording”. Në kategorinë e parë, Lipa përballet me Bebe Rexhën. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Riorganizimi i urgjencës kombëtare në ndihmë të qytetarëve
Artikulli tjetërDuka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA