TIRANË, 5 shkurt /ATSH/- Ekspertët e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, (MIE) bashkë me grupin e skanimit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ishin në HEC-in e Holtës në Gramsh, ku bën të ditur se, “të gjitha HEC-et do të jenë objekt kontrolli, për përputhshmërinë me ligjin dhe zbatimin e kontratave”.
“Kush ka shkelur ligjin dhe detyrimet kontraktuale sigurisht që do të mbajë përgjegjësi. Në këtë mënyrë jo vetëm nuk pengojmë të ardhmen e bizneseve, por garantojmë ligjshmërinë dhe zhvillimin e këtij sektori. Bizneset e rregullta nuk kanë asnjë arsye të ndihen të cënuara”, thekson MIE.
e.xh/e.caushi/




















