TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ – Skuadra durrsake e “Teutës” është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për moshat U-17, duke mundur skuadrën e “Flamurtarit” të Vlorës me rezultatin minimal 0-1.
Finalja midis dy qyteteve bregdetare u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ndeshja finale pati një rivalitet të fortë deri në minutën e fundit.
Golin e fitores për ekipin durrsak e shënoi Endri Qehaja në minutën e 14-të dhe deri në përfundim të ndeshjes ky rezultat nuk ndryshoi, pavarësisht rasteve të shumta që ekipet patën.
Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Vasil Bici. Nesër, në orën 12:00 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë për U-19, Besa-Vllaznia, po në “Elbasan Arena”, ku hyrja do të jetë e lirë për sportdashësit./e.caushi/