Ballina Flash

Pezullimi i Muller, UEFA refuzon “Bayern Munich”

TIRANË, 5 shkurt ATSH/ – Muller nuk do të luajë ndaj “Liverpoolit” në Champions League.
“Bayern Munich” ka bërë të ditur se UEFA ka refuzuar apelimin për pezullimin me dy ndeshje për Thomas Muller pas ndërhyrjes së ashpër në mbrojtësin e “Ajaxit”, Nicolas Tagliafico, në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League.

Dënimi me dy ndeshje do të mbetet në fuqi, çka do të thotë se 29-vjeçari do t’i humbasë të dy takimet me “Liverpoolin”.

“Refuzohet apeli, do të jemi pa Mullerin në dy ndeshjet e ardhshme të Champions League kundër ‘Liverpoolit'”, ka shkruar “Bayerni” në “Twitter”.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Statinat reduktojnë rrezikun kardiovaskular edhe te të moshuarit
Artikulli tjetërRinas/ Ulet numri i vonesave në fluturime, kompensohen 700 pasagjerë për janarin