Ballina Aktualitet

Basha fton qytetarët e Durrësit në protestën e 16 shkurtit

TIRANË, 1 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të bashkëbisedimit me qytetarët e Durrësit të cilëve iu ka bërë thirrje të bashkohen me protestën e opozitës më 16 shkurt në Tiranë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u takua me qytetarë, biznese dhe qytetarë. “Isha në autostradë tek një biznes. Më tha, katastrofë, taksat dhe gjobat i paguajmë të gjitha dhe prapë duhet ta shtrojmë me lekët tona. Lëri të tjerat, ujin, energjinë, çmimin e naftës”, tha Basha.

Në vijim, Basha falënderoi studentët dhe pedagogët e Durrësit për protestën e ndërmarrë.

“Mos u shkurajoni, me të vërtetë keni 6 javë që qëndroni dhe ai që i ka sjellë universitetet në këtë gjendje hesht, por PD do iu mbështesë, mos u shkurajoni. E di që nuk jeni ngritur vetëm për tarifat, por për rritjen e cilësisë se mësimdhënies. Mos u shkurajoni, PD ju mbështet dhe ka program të qartë për arsimin”, tha ai.

Basha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt në Tiranë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat, 2400 banorë të Kutallisë me ambulancë tërësisht të transformuar
Artikulli tjetërFUTBOLL – Katari fiton për herë të parë Kupën e Azisë