Ballina Flash

FUTBOLL – Katari fiton për herë të parë Kupën e Azisë

ABU DHABI, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Katari fitoi sot në Abu Dhabi kompeticionin e tij të parë të madh duke mundur Japoninë 3 me 1 në finalen e Kupës së Azisë, pak më shumë se tre vite e gjysmë para se të presë Kupën e Botës.

Katariotët, që mbizotëruan në këtë kompeticion, dolën në avantazh që në pjesën e parë falë Ali Almoez (minuta 12) dhe Abdulaziz Hatim (minuta 27).

Japonezët rifituan shpresat në pjesën e dytë me një gol të Takumi Minamino (minuta 69) por Akram Afif i shuajti shpresat për japonezët me një 11-metërsh vetëm 10 minuta nga fundi. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha fton qytetarët e Durrësit në protestën e 16 shkurtit
Artikulli tjetërAlternativa e re e Republikës së vjetër