Ballina Lajme nga Vendi

“Kukësi” zyrtarizon transferimin e Valdet Ramës

TIRANË, 31 Janar ATSH/ – “Kukësi” ka zyrtarizuar marrëveshjen me Valdet Ramën, ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili ka nënshkruar kontratën me skuadrën nga verilindja e Shqipërisë të vlefshme deri në përfundim të këtij stinori dhe pjesëmarrjen në kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e “YB Funde” e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje.

Valdet Rama ka luajtur 15 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar tre gola.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – PE njeh Guaidon si president të Venezuelës
Artikulli tjetërSHBA – Pompeo: Samiti Trump-Kim do të zhvillohet në Azi