Ballina Flash

Përfitime shëndetësore/ Gratë duhet të dalin dy herë në javë me shoqet

TIRANË, 31 janar /ATSH/ – Dalja me miqtë të paktën dy herë në javë, është shumë mirë për shëndetin e një gruaje. Konfirmimi vjen nga Robin Dunbar, një psikolog në fushën e marrëdhënieve sociale dhe zhvillimit në Departamentin e Neuroshkencave pranë Universitetit të Oxfordit.

Falë kësaj, shëndeti i grave do përmirësohej ndjeshëm në çdo aspekt.

Kur një grup miqsh takohen është thuajse e natyrshme që të ndajnë bashkë eksperiencat e tyre dhe të qeshin aq shumë, sa të prodhojnë endorfinën, shkaktare të mirëqenies dhe lumturisë.

Ky kërkues konfirmon se një gjë e tillë është vënë re kur bëhet fjalë për një grup me maksimumin 5 miq, pasi në grupe me më shumë vetë, nuk japin të njëjtin rezultat.

Një nga motivet përse psikologu i rekomandon grave të dalin të paktën dy herë në javë me miqtë e tyre, është për të ulur nivelin e stresit dhe për të evituar që gjërat e përditshme, paragjykimet dhe presioni i punës dëmtojnë shëndetin si fizik edhe emocional.

Ashtu siç është theksuar tashmë, një dalje nga rutina, ndihmon të largohesh nga depresioni. Gjithashtu, dalja me miqtë e bën një grua të kthehet pas në kohë dhe të ndihet njësoj si në kohën kur ishte beqare dhe kishte më pak përgjegjësi mbi supe. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAva Max, ylli më i ri shqiptar në tregun e huaj muzikor
Artikulli tjetërSpaho: Zgjidhja për gjendjen në vend janë protestat