Ballina Flash

Mallakastër, punësohet pasi aplikon tek Zyra e Punës

TIRANË, 30 janar/ATSH/ – Pas aplikimit në Zyrën e Punësimit Mallakastër, Greta Gega u punësua ‘Inspektore’ pranë Qendrës Kulturore Ballsh.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën të ditur se “Gega pasi përfundoi arsimin e lartë në degën gjuhë-letërsi u regjistrua pranë ZP Mallakastër në kërkim të një pune sipas arsimimit të zhvilluar”.

“Pas një periudhe kohe e papunë dhe në pritje, në momentin e hapjes së vendit të lirë të punës ‘Inspektore’ pranë Qendrës Kulturore Ballsh u kandidua dhe u arrit me sukses ndërmjetësimi i saj”, theksoi SHKP.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë të ditur se në Zyrën e Punësimit në Mallakastër ka ende vende të lira të pune të regjistruara, ndaj SHKP i ka bërë apel qytetarëve.

“Qytetarët që janë të interesuar të fillojnë një karrierë të re mund të paraqiten pranë kësaj zyre për të përfituar nga ndërmjetësimi apo edhe nga këshillimi për karrierë”, – bën të ditur Shërbimi Kombëtar i Punësimit./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Qeveria asnjë lek qytetarëve të Kamzës për përmbytjet
Artikulli tjetërBERLIN – Maas: Marrëveshja për Brexit më e mira